Rreth Nesh

FMI TRADE & CONSTRUCTION

Fmi Trade & Construction sh.p.k u themelua në vitin 2013, në një treg pothuajse të konsoliduar të Shqipërisë. Megjithëse industria shqiptare e ndërtimit në kohën e themelimit të kompanisë ishte shumë konkurruese, Fmi Trade & Construction sh.p.k shume shpejt u afirmua si një nga kompanitë më serioze dhe progressive.Fmi Trade & Construction sh.p.k filloi rrugëtimin si lider në fushën e saj dhe vazhdon të ruajë pozicionin si një nga kompanitë udhëheqëse më të mëdha në fushën e ndërtimit. E gjithe kjo është arritur me punë të vazhdueshme, me anë të politikave progresive dhe me anë të një planifikimi të mirë të zgjerimit të kompanisë. Ne gjithë këto vjet ne nuk kemi ulur në asnjë moment ritmin e punës në mënyrë që kompania të afirmohet si udhëheqëse e fushës së saj – një titull i cili është arritur nëpërmjet integritetit, besueshmërisë së fituar tek klientët dhe profesionalizmit në të gjitha drejtimet.

Drejtimi i kompanisë me mendje të hapur dhe në mënyrë aktive ka çuar në ndjekjen e politikave të mira të qeverisjes, si dhe në punësimin e personave të kualifikuar. Duke patur një organizim të mirë dhe infrastrukturën e duhur, menaxhmenti ka qenë në gjëndje të promovojë dhe implementojë praktikat e fundit në fushën e industrisë së ndërtimit, për të krijuar një kompani që sot është lider në fushën e saj. Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur standardet më të larta etike dhe profesionale, në harmoni me parimet e qëndrueshmërisë sociale, ekonomike dhe mjedisore. E gjithe kjo arrihet nëpërmjet vëmendjes të vazhdueshme ndaj detajeve dhe një ekipi me përvojë, duke patur gjithmonë si synim klientin e kënaqur. Ne vazhdojmë të investojmë në praktikat moderne të biznesit dhe teknikat e menaxhimit në mënyrë që të vazhdojmë të mbajmë pozicionin tonë në treg. Reputacioni i kompanisë vazhdon të rritet ndërkohë që stafi ynë fokusohet tek implementimi i risive dhe inovacioneve.

Ashtu siç ka përqafuar inovacionin dhe teknologjinë në ndërtim, FMI gjithashtu ka vendosur të bëhet sa më e pavarur. Sot, kompania zotëron të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme për realizimin e projekteve, përveç kësaj, ajo tregton të gjitha materialet e ndërtimit, duke pasur në këtë mënyrë një rezervë të konsiderueshme të materialeve ndërtimore të cilat janë në dispozicion të projekteve të reja në çdo moment.

Qasja Ndaj Biznesit

FMI është themeluar duke patur gjithmonë ndërmend natyrën dhe specifikat e fushës ku po operon. Një firmë ndërtimi në thelb ka nevojë të drejtojë tre aktivitete njëkohësisht për të qenë e suksesshme, dhe ato janë:

  • Marrëdhënia me klientët
  • Menaxhimi i projekteve
  • Ekzekutimi i çdo detyre me profesionalizëm

Balanca në kompaninë tonë ruhet duke punuar njëkohësisht në fushat e përmendura më sipër, me synimin e ndërtimit të një avantazhi të fortë konkurrues. Në themel të biznesit tonë qëndron një menaxhim cilësor që shërben si mbështetje për çdo hallkë të egzekutimit të projekteve. Një tjetër vlerë shumë e rëndësishme e qasjes tonë ndaj biznesit është pavarësia që kemi krijuar dhe kontrolli i cilësisë. Që në fillimet tona ne kemi punuar drejt këtij synimi dhe sot ne tregëtojmë të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit, në këtë mënyrë kemi gjithmonë stock të mjaftueshëm për çdo projekt që na paraqitet, si dhe në ndërtimet tona përdoren gjithmone materiale cilësore dhe të kontrolluara.

Visioni dhe Vlerat

Ne besojmë fort në marrëdhëniet njerëzore dhe punojmë me integritet dhe ndershmëri. Ky besim na ka çuar në krye të industrisë së ndërtimit dhe do të vazhdojmë ashtu siç kemi filluar me qëllim që të ndërtojmë projekte dhe infrastruktura të mëdha që do të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Vlerat bazë:

  • Siguria në rradhë të parë
  • Fokusimi tek nevojat e klientit
  • Të ofrojmë zgjidhje të personalizuara
  • Shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm
  • Miqësorë ndaj mjedisit
  • Pasion për të sjellë ide të reja, inovative dhe të qëndrueshme për klientët tanë
  • Integriteti, ndershmëria dhe të besueshëm
  • Standarde të larta etike
  • Stafi i duhur për çdo punë
  • Bashkëpunim në grup
  • Transformimi i objekteve ku ne punojmë
Misioni dhe Qëllinet tona

Ne ndërmarrim veprime të përditshme drejt përsosjes, për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me klientët tanë dhe për formimin e një praktike biznesi më të mirë. Ndërtojmë infrastruktura të qëndrueshme dhe të forta që i rezistojnë kohës, e bëjmë këtë me qëllim që të kemi klientë të kënaqur por dhe për të lënë trashëgiminë tonë.

  • Objektivat ndaj konsumatorit:
    • Klientë vazhdimisht të kënaqur
    • Të ndërtojmë një reputacion
    • Të kuptojmë nevojat dhe pritshmëritë e klientit
    • Komunikim sa më i mirë me klientët
    • Rritja kënaqësisë së klientëve përmes përmirësimeve të vazhdueshme në metodat e ndërtimit dhe administrimit të biznesit
  • Objektivat orientuar procesit të brendshëm
    • Të dorëzojmë çdo projekt në kohë
    • Përmirësimi i rregullave të shëndetit, sigurisë dhe ruajtjes së mjedisit
    • Të përmirësojmë produktivitetin
    • Të krijojmë procedura të dokumentuara brenda kompanisë
    • Të zhvillojmë aftësitë dhe kompetencat tona

 

Filozofia

Marrëdhëniet e qëndrueshme janë thelbi i biznesit në industrinë ku ne operojmë. Në çdo kohë, ne përpiqemi të sjellim zgjidhje që i përmbushin më së miri nevojat dhe qëllimet e klientëve tanë. Aftësia dhe angazhimi i stafit tonë për të gjetur këto zgjidhje është ajo që na dallon në treg. Gjithashtu, ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme dhe individuale secilit klient.